Në Algjeri bie borë pas 11 viteve
Borë ra në zonat e shkreta të pjesës jugperëndimore të Algjerisë.
Pas dy muajve të thatë në rajonin Bashar, vala e të ftohtit solli shtresë të borës, e para gjatë 11 viteve të fundit, informuan mediat lokale.
Për shkak të borës janë mbyllur edhe disa rrugë lokale.
Në Algjeri, anomalitë klimatike u shpeshtuan gjatë dekadës së fundit. Në qytetin Ain Sefra ka ra borë në vitin 1979, 2016, 2017, 2018, 2021 dhe 2022.

