Në Afrikë vitin e ardhshëm do të ketë 48 milionë të uritur, më së shumti në Mali, Burkina Faso dhe Nigeri

Numri i njerëzve që luftojnë të ushqehen në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, pritet të rritet për rekord 48 milionë deri kah mesi i vitit 2023, bëri të ditur sot KB-ja.

Rreth 35 milionë njerëz ose rreth tetë për qind e popullsisë, përballen me pasigurinë ushqimore në atë pjesë të kontinentit, tregojnë madje të dhënat e KB-së.

Shumë vende janë prekur nga një kombinim i konflikteve, ndryshimeve klimatike dhe rritjes së çmimeve.

Çadi dhe Nigeria janë prekur veçanërisht nga përmbytjet këtë vit.

Sipas Programit botëror për ushqim, vendet ku është më i theksuar rreziku nga uria janë Mali, Burkina Faso dhe Nigeria.

Ndfryshe, të tre vendet po bëjnë luftë kundër rebelëve radikalë islamikë, që ka sjellë deri te shpërngulja e miliona njerëzve.