Në 24 orët e fundit Kosova regjistron 263 rasate të reja me Kovid-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 263 raste të infektuara me këtë virus.Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.8 persona janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 3.008 testime, 263 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.765.
Në total numri i rasteve aktive është 2.271.