Në 24 orët e fundit janë vaksinuar mbi 21 mijë persona në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë dhënë 21 mijë e 903 doza të vaksinës kundër COVID-19 nëKosovë.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 601 mijë e 701 doza të vaksinës.

Ndërsa, deri më sot 213 mijë e 279 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë.