Ndryshimi i klimës, rrezikohen ullinjtë
Ndryshimi i klimës po bëhet aq i prekshëm për fshatarët grekë, sa të diskutojnë deri edhe vetë ekzistencën e tyre. Nxehtësia, thatësira e mungesa e ujit po prekin bujqësinë vendase, e sidomos ullinjtë.
Në Lesbos, thonë se ishulli nuk mund të imagjinohet pa drurin e ullirit. “Ulliri është pjesë e kulturës sonë. Këtu në Lesbos ka miliona drunj ulliri.
Prej shekujsh prodhimi i ullinjve është një degë e rëndësishme e ekonomisë së Lesbosit, ishulli i tretë grek për nga madhësia”. E gjithë pasuria e ishullit bazohet te ulliri”, shprehen vendasit. Në kryeqendrën e tij, Mytilini, vaji mjaft cilësor i ullirit sillte të ardhura të mëdha.
Por gjërat janë duke ndryshuar. Ndryshimi i klimës po dëmton edhe ullinjtë. Dimrat nuk janë më aq të ftohtë, dhe kjo i duhet ullinjve për t`u rritur. Klima po bëhet më e thatë. Edhe atëherë kur bie shi, bie masë aq e madhe mbi Lesbos, saqë drunjtë nuk janë në gjendje ta thithin ujin.
Sidomos dukuritë ekstreme të motit në pranverë mund t`i bëjnë ullinjtë të mos lulëzojnë. Fshatarët janë të shokuar nga kjo situatë. Ata thonë se prodhimi po bie ndjeshëm, ndërsa çmimet e vajit të ullirit në treg nuk ua mbulojnë dot shpenzimet e fshatarëve.
Në këto kushte nuk mund të mendohet për investime për të ardhmen. Shumë nuk dinë se çfarë të bëjnë, kështu që e lënë fare punën me ullinjtë dhe po kërkojnë një tjetër.