Ndërtesa e goditur në fillim të luftës u bë simbol i tmerrit rus në Ukrainë – por ja si duket sot!

Ishte data 26 shkurt e vitit 2022, dita e tretë e agresionit rus në Ukrainë dhe bota ishte ende në mosbesim se dikush kishte nisur një pushtim të kësaj shkalle në Evropë, më i madhi që nga Lufta e Dytë Botërore.

Rusët, pasi e gënjyen botën për muaj të tërë se nuk po përgatiteshin për luftë, dy ditë më parë, më 24 shkurt, sulmuan Ukrainën – thuajse nga të gjitha anët.

Ata nxituan në mënyrë të pandalshme drejt qyteteve më të mëdha dhe shumë besuan në atë kohë se ishte vetëm çështje ditësh para se të hynin në Kiev.

Në mëngjesin e asaj të shtune, pamjet e një rrokaqiell në Kiev u përhapën në rrjetet sociale, e më pas në mediat botërore. Ai u godit, siç u tha, nga një raketë ruse.

Rusët më vonë do të përpiqeshin ta mohojnë një gjë të tillë dhe të fajësojnë ukrainasit për gjithçka.

Ndërtesa u rinovua më pak se një vit pasi u godit. Ajo thuhet se është rinovuar me para publike, por edhe me donacione të mbledhura prej muajsh.

https://www.facebook.com/UkraineUA.MFA/posts/574370111388609