Ndërroi jetë aktorja e njohur nga Shkupi

Shkup, 11 gusht – Pas një sëmundje të shkurtër mbrëmë në Shkup ka ndërruar jetë aktorja e njohur në Maqedoninë e Veriut, Sabina Ajrulla Tozija. Ajo u nda nga kjo jetë në moshën 75 vjeçare.

Aktorja fillet e para të karrierës i nisi në Teatrin e Dramës në Shkup, por ishte e përfshirë edhe nëpër projekte tjera. Ajo njihet për shumë role në teatër dhe filma, ndërsa viteve të fundit ishte pjesë e industrisë së filmit në Turqi, si protagoniste në seriale dhe filma.