Ndalohen dy kontrabandistë, zbulohen 26 emigrantë nga Siria

Shkup, 13 tetor – Në vendin e quajtur “Çështevë” në Valandovë, mbrëmë në ora 20:30, zyrtarë të Stacionit Policor për kontrolle kufitare dhe vëzhgim kufitar “Dojrani i vjetër” e kanë privuar nga liria S.S. (45) nga Shkupi dhe P.K.(20) nga Serbia, pasi me automjet të udhëtarëve po transportonin emigrantë nga Siria.

Në rrugën lokale për në fshatin Kazandoll të Vallandovës, informuan sot nga MPB-ja rreth orës 14:40, zyrtarët policorë kanë vërejtur dy automjete “Shkoda”, njëra me targa të Shkupit dhe tjetra me targa të Serbisë, të ngarkuara me emigrantë. Kur kanë vërejtur patrullën e policisë, automjetet kanë ndalur dhe më pas drejtuesit e automjeteve dhe mërgimtarët janë larguar me vrap.

-Menjëherë pas masave të marra pranë automjeteve janë gjetur 26 emigrantë nga Siria, të cilët janë dërguar në një qendër pritje-tranzite për procedurë të mëtejshme dhe pas kontrollit në terren, në orën 20:30 janë gjetur dhe janë privuar nga liria S.S dhe P.K. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në konsultim me Prokurorin Publik, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës nga neni 418 i Kodit Penal, sqaron MPB.