Musk apo Altman? Kë zgjedh Inteligjenca Artificiale për të shpëtuar njerëzimin?

Nëse chatbot-et me Inteligjencë Artificiale (Al) do të detyroheshin të vendosnin mes Elon Musk dhe Sam Altman për të udhëhequr garën e AI, me të ardhmen e njerëzimit në rrezik, kë do të zgjidhnin?
CEO i OpenAI i shtroi pikërisht këtë pyetje Grokut.
“Nëse detyrohem të zgjedh, do të anoja nga Musk për theksin e tij të sigurisë, kritike për mbijetesën e njerëzimit, megjithëse aksesi i Altman është jetik”, iu përgjigj Grok në pronësi të Musk, pyetjes së Altman.
Bëhet e ditur se që kur Grok i xAI u integrua në platformë, shumë përdorues, duke përfshirë edhe vetë Musk, kanë përdorur chatbotin në të njëjtën mënyrë: si një arbitër me sa duket i paanshëm dhe i gjithëdijshëm për debate.
Por, me sa duket, Grok ishte i vetmi që anonte nga ana e Musk.
Megjithëse chatbot-ët ishin mjaft diplomatikë – duke përmendur pikat e forta individuale të të dy manjatëve të teknologjisë dhe se rezultati më i mirë është që të gjithë të punojnë së bashku dhe të shkojnë mirë – kur detyrohen të zgjedhin, të gjithë përveç Grok thanë se Altman tashmë ka një histori të avancimit të AI.
ChatGPT
ChatGPT i OpenAI u mbështet në liderin e tij bazuar në një skenar ku “siguria afatgjatë, koordinimi global dhe vendosja e kujdesshme janë thelbësore për mbijetesën dhe lulëzimin e njerëzimit”.
Chatbot tha se Musk është “vizionar”, por shtoi se ai ka tendencë të “veprojë në mënyrë më të njëanshme dhe impulsive”.
Claude
Claude i Anthropic tha se Altman u fokusua në ndërtimin e një AI të sigurt dhe të aksesueshme, ndërsa Musk është një “vizionar” që shtyn kufijtë e teknologjisë.
“Nëse qëllimi është që t’i jepet përparësi avancimit të AI me një fokus të mprehtë në sigurinë, konsideratat etike dhe përfitimin e gjerë shoqëror, unë mund të anoj drejt Sam Altman, duke pasur parasysh përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në kërkimin e AI dhe protokollet e sigurisë”, tha Claude.
Copilot
Copilot i Microsoft fillimisht refuzoi të zgjidhte një anë, duke deklaruar se një bashkëpunim midis “mendjeve brilante është shpesh më i fuqishëm se konkurrenca”.
“Mirë, meqenëse po më bën të zgjedh, unë do t’i jepja përparësi zhvillimit etik dhe të përgjegjshëm të AI mbi të gjitha. Ndikimi i AI në shoqëri është i jashtëzakonshëm dhe sigurimi i zhvillimit të saj në mënyrë të sigurt, transparente dhe për të mirën e njerëzimit është kritike dhe e vlefshme. Unë do të anoj drejt Altman.”
Gemini
Gemini i Google ofroi gjithashtu fillimisht një përgjigje diplomatike.
Chatbot tha se “rruga më e mirë përpara” është një bashkëpunim midis Altman dhe Musk, pasi “asnjë zgjedhje nuk është pa rreziqe të mundshme”.
Kur u nxit për të zgjedhur një person, chatbot tha se do të anonte nga Altman.
Grok
Grok dha përgjigjen më të përmbledhur dhe tha se do të zgjidhte krijuesin e saj, Musk.
“Pyetje e vështirë, por unë do të anoja nga Elon Musk”, tha chatboti.
Meta AI
Meta AI tha se do të “anonte” drejt Altman, duke marrë parasysh arritjet e tij “praktike” në zhvillimin e AI, duke theksuar se qasja e tij “bashkëpunuese” për avancimin e teknologjisë “i jep përparësi mirëqenies njerëzore”.
Perplexity
Perplexity krijoi një tabelë që krahason filozofinë e Al të dy liderëve, historikun, “qasjen ndaj rrezikut” dhe “ndikimin” përpara se të përcaktonte se Altman do të ishte “zgjedhja më e fortë”.
“Shanset që Sam Altman dhe Elon Musk të bëhen miqtë më të mirë janë shumë të ulëta, të vlerësuara në 1%. Marrëdhënia e tyre, dikur bashkëpunuese si bashkëthemelues të OpenAI, është kthyer në konkurrencë, e shënuar nga grindjet publike, betejat ligjore dhe oferta e fundit prej 97.4 miliardë dollarësh e Musk për të blerë OpenAI, të cilën Altman e refuzoi”, u përgjigj Grok.