Moti sot me diell, pasdite mundësi për reshje shiu

Shkup, 24 maj – Moti sot në Maqedoni para dite do të jetë me diell dhe vranësira të vogla, ndërsa pasdite ka mundësi të paraqiten mjegulla dhe reshje shiu, shkruan Zhurnal.

Temperatura maksimale do të lëvizë nga 26 deri në 32 gradë.

Në Shkup do të kemi mot të ngrohtë, ndërsa në disa zona pasdite mund të ketë reshje shiu, bubullima dhe erë e fortë.

Edhe ditëve në vijim moti do të jetë i ngjashëm, para dite ngrohtë, pasdite me reshje të mundshme shiu./Zhurnal.mk