Moti sot me diell dhe temperatura deri 31 gradë

Shkup, 16 maj – Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 24 deri në 31 gradë. UV indeksi do të jetë 8.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me vranësira të dobëta deri në mesatare. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 30 gradë.

Në ditët në vijim priten ditë me reshje, të martën vonë pasdite dhe nga fundi i ditës moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima, veçanërisht në pjesën veriore. Reshje lokale të shiut do të ketë edhe të mërkurën, kur temperatura e ditës do të zvogëlohet. Nga e mërkura deri të premten do të fryjë erë e përforcuar veriore