Moti sot me diell dhe temperatura deri 29 gradë

Shkup, 20 maj – Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale, në mëngjes më freskët, ndërsa gjatë ditës ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 10 gradë, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 22 deri në 29 gradë. UV-8.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira lokale dhe me erë të dobët veriperëndimore. Temperatura minimale do të ulet deri në 5, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 27 gradë.

Vijon periudhë e motit jostabil. Temperaturat e ditës nga e shtuna do të jenë dukshëm më të larta dhe në shumë vende do të tejkalojnë 30 gradë. Paraqitje lokale e motit jostabil të përcjell me shi të rrëmbyeshëm, erë të përforcuar dhe paraqitje të bubullimave do të ketë të dielën.