Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë
Shkup, 19 gusht – Moti sot do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Nga fundi i ditës do të ketë vranësira të shtuara, lokale me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë dhe do të ketë kushte për stuhi të izoluar afatshkurtër.
Temperatura maksimale do të lëvizë nga 34 deri në 42 gradë. Indeksi UV do të arrijë në 8.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira të vogla dhe me erë të dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Nga fundi i ditës do të ketë rritje të vranësisë në pjesë të luginës me kushte për shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 39 gradë.
Nga orët e natës dhe në ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht do të ketë stuhi me reshje më të dendura shiu, shkarkime të forta elektrike, erëra të forta dhe breshër. Temperaturat ndjeshëm do të bien.

