Moti sot me diell dhe i ngrohtë

Shkup, 5 maj – Moti sot do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa në orët e pasdites do të ketë paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 9, ndërsa ajo maksimale prej 19 deri 26 gradë.

Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare paradite. Do të fryjë erë e lehtë jugore. Temperatura minimale do të jetë rreth 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 25 gradë.

Të premten pasdite do të ketë rritje të vranësirave dhe në disa vende do të jetë jo i qëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Kushte për shi lokal do të ketë edhe të shtunën.