Moti sot

Shkup, 7 maj – Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Në pjesët perëndimore malore do të ketë kushte  për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla. Do të fryejë erë mesatare përkohësisht e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 18 deri në 24 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie në 9 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë  23 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës do të mbisundojë mot me diell dhe i nxehtë. Gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë, po në orët e pasdites, veçanërisht të martën, do të ketë paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima.