Moti sot
Shkup, 4 tetor – Moti do të jetë me diell dhe më i freskët me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët mesatare përgjatë Luginës së Vardarit kohë pas kohe erë e fortë nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 10, ndërsa ajo maksimale prej 14 deri në 22 gradë.
Në Shkup me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare, kohë pas kohe erë ë fortë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 18 gradë.
Vijon periudhë e moti stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa nga e enjtja temperaturat ditore do të jenë në rritje. Nesër do të fryjë erë kohë pas kohe e fortë, pastaj e dobët deri në mesatare veriore.

