Mot me vranësira të ndryshueshme, me reshje të dobëta shiu në zonat perëndimore dhe veriore të vendit

Shkup, 16 janar – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite në pjesët perëndimore dhe veriore me reshje lokale të dobëta të shiut, ndërsa në zona malore dhe në vendet më të larta me borë të dobët.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit era e veriut herë pas here e fortë. Temperatura minimale do të jetë në interval nga -2 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 3 deri në 9 gradë.
Sipas DPHM-së, në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, në orët e mëngjesit me shi të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në -2, ndërsa maksimalja do të arrijë 5 gradë.
Të enjten dhe të premten në vend të kësaj do të ketë reshje të herëpashershme shiu dhe do të fryjë erë e fortë jugore, e cila do të kontribuojë në rritje të ndjeshme të temperaturave.
“Nën ndikimin e dallgës së ftohtë dhe të lagësht të premten kah fundi i ditës dhe të shtunën reshjet do të kalojnë në borë dhe do të fryjë erë e fortë veriore”, njofton DPHM-ja.