Mot i ndryshueshëm dhe jostabil, pasdite me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Shkup, 21 gusht – Moti sot do të jetë me vranësira dhe i paqëndrueshëm, sidomos pasdite në disa vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Lokalisht do të ketë paraqitje të motit të ligë me reshje të dendura shiu për një kohë të shkurtër, shkarkime të forta elektrike, erëra të forta dhe kushte breshëri.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 25 deri në 32 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 5.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me  vranësira, pasdite me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Në pjesë të luginës do të ketë stuhi afatshkurtër me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe shkarkime elektrike. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 28 gradë Celsius.

Ndërsa në ditët në vijim rajoni i vendit tonë do të jetë nën ndikimin e një valë ajri të lagësht dhe të paqëndrueshme, e cila do të kushtëzojë mot të ndryshueshëm me vranësira, më freskët dhe i paqëndrueshëm, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht kryesisht pasdite do të ketë procese më intensive në formë stuhie.