Moska e akuzoi Tokio për “rusofobi”
Rusia, e cila është në kontest shumëvjeçar territorial me Japoninë, e akuzoi Tokion për rusofobi dhe kryerje të “sulmeve të egra” për shkak të agresionit të saj ndaj Ukrainës.
Trupat sovjetike i okupuan ishujt në veri të Jpaonisë në fund të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa çështja e pazgjidhur për sovranitet ndaj ishujve, në Rusi të njohur si ishujt Kurile ndërsa në Japoni si Territore veriore, i parandaloi të dyja palët formalisht të nënshkruajnë marrëvehsje paqësore.
Jpaonia, e cila iu bashkangjit aleatëve të saj në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të invazionit të saj ndaj Ukrainës, e feston Ditën e territoreve veriore më 7 shkurt në mënyrë që ta përkujtojë popullin e vet se ishujt janë të tyre.

