Moldavi, parlamenti miraton qeverinë e re pro-perëndimore
Parlamenti i Moldavisë miratoi të enjten një qeveri pro-perëndimore të udhëhequr nga Kryeministri Dorin Recean . Ai siguroi mbështetjen e 62 ligjvënësve në parlamentin me 101 anëtarë.
Kryeministri i sapozgjedhur u zotua të ringjallë ekonominë e vendit dhe të ndjekë një kurs drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian.
“Ne duam që të jetojmë në një botë të sigurt ku respektohen traktatet ndërkombëtare, ku problemet mes vendeve zgjidhen përmes dialogut, ku ka respekt për shtetet e vogla”, thuhet në program.
“Ne duam të jemi anëtarë të plotë të Bashkimit Evropian”, shtoi ai.
Presidentja Maia Sandu emëroi të premten 48-vjeçarin Recean për të zëvendësuar Natalia Gavrilita, qeveria e së cilës dha dorëheqjen pas 18 muajve të vështirë në pushtet, që u shoqëruan me trazira ekonomike dhe siç thuhet, ndërhyrje nga Rusia.
Recean është një politikan me përvojë që ka shërbyer si sekretar i Këshillit të Lartë të Sigurisë, një organ këshillues mbi çështje të sigurisë ushtarake dhe kombëtare. Po kështu ka shërbyer si Ministër i Brendshëm që nga viti 2012 deri në 2015.

