Mitrovicë, tre persona të armatosur hyjnë në një lokal dhe sulmojnë fizikisht një punëtor

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuar të armatosur kanë hyrë në lokalin ku punon dhe nën kanosjen e armës e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë dëmtuar xhamat reklamues të lokalit .

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:50 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Dy prej të dyshuarve janë të njohur për policinë dhe në oborrin e shtëpisë së njërit të dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një fishek 7.2 mm.

Të dyshuarit ende nuk janë hasur nga policia. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.