Ministri Shaqiri në promovimin e monografisë “Arbëreshët mes realitetit dhe mitit”

Shkup, 6 maj – Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri sot mori pjesë në promovimin e monografisë “Arbëreshët mes realitetit dhe mitit” të autorit shqiptar Fatmir Toçi. Siç theksohet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, vepra i kushtohet historisë dhe të tashmes së arbëreshëve nga Italia, të cilët janë një nga përbërësit më të rëndësishëm të pemës kombëtare.

Promovimi i monografisë u bë nga Komuna e Çairit në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve dhe Shtëpinë Botuese Toena, ku morën pjesë edhe disa përfaqësues të tjerë të partive politike dhe institucioneve qeveritare, si dhe përfaqësues të akademisë dhe komunitetit shkencor.

Gjatë manifestimit, kryetari i Komunës së Çairit propozoi që autori Toçi të shpallet qytetar nderi i komunës, për kontributin e tij në promovimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë përmes Komunës së Çairit.