Ministri rus: SHBA dëshiron të destabilizojë rajonin duke përdorur terroristët në Afganistan

“Uashingtoni synon të përdorë potencialin e grupeve të armatosura të paligjshme në Afganistan për të destabilizuar situatën në rajon”. Kështu u shpreh ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shoigu në Minsk të enjten.

“Afganistani mbetet një vatër e destabilitetit. Kërcënimi kryesor vjen nga grupet e armatosura të paligjshme që kanë forcuar ndjeshëm pozicionet e tyre në atë vend pas ardhjes në pushtet të lëvizjes islamike Taliban. Ne besojmë se Shtetet e Bashkuara synon të përdorë potencialin e këtyre organizatave terroriste për të destabilizuar situatën në rajon. Për këtë qëllim është organizuar ridislokimi i luftëtarëve nga bandat e kontrolluara në Lindjen e Mesme në Afganistan”, tha Shoigu. “Në të ardhmen, infiltrimi i tyre në vendet fqinje është i mundur për kryerjen e akteve terroriste. Në këto kushte, ne besojmë se është e rëndësishme të koordinohen përpjekjet në rrugën afgane dhe t’i kushtohet vëmendje e duhur stërvitjeve të përbashkëta – dypalëshe dhe shumëpalëshe,” shtoi ai.