Ministri i tregtisë së Kubës pret kryediplomatin e BE në Havana
Ministri i tregtisë së jashtme të Kubës, Ricardo Cabrisas dhe përfaqësuesi i punëve të jashtme të BE, Josep Borrell janë takuar sot në kryeqytetin Havana për sesionin e tretë të takimeve diplomatike Kubë-BE.
Borrell raportohet se nxiti qeverinë kubane të forcojë lidhjet e saj me bllokun, teksa BE është partneri kryesor tregtar e investitor në ishull, përkundër aktorëve të tjerë ekonomikë si Kina e Rusia.
“Unë e di se Kuba përballet me një situatë të vështirë në lidhje me energjinë dhe karburantet, prandaj lidhjet ekonomike me Bashkimin Evropian duhet të forcohen”.
Borrell specifikoi se BE përbën 32% të tregtisë së jashtme të Kubës, në krahasim me 8% të Kinës dhe po aq të Rusisë.
Ai tha se këto raste objektiviteti është i rëndësishëm, “megjithë kufizimet e vendosura nga embargo e SHBA, e cila vijon prej vitit 1962.
Komentet e tij vijnë një javë pasi Rusia e Kuba nënshkruan disa marrëveshje tregtare në sektorë të ndryshëm gjatë vizitës në ishull të zv. Kryeministrit rus Dmitry Chernyshenko.
Gjatë takimit me këtë të fundit presidenti kuban Miguel Díaz-Canel përsëriti “mbështetje të pakufizuar për Rusinë në konfrontimin e saj me Perëndimin”.
Kuba është një nga nëntë vende bashkë me Kinën, Korenë e Veriut e Bjellorusinë që votuan kundër në Gjenevë ndaj rezolutës që dënonte sulmet e fundit në Ukrainë.
Havana gjithashtu ka abstenuar në dy vota të OKB për të dënuar luftën në Ukrainë dhe tërheqjen e trupave ruse nga vendi.