Ministri austriak: Rusia do të mbetet gjithmonë e rëndësishme për Europën

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg deklaroi se Rusia do të mbetet gjithmonë e rëndësishme për Evropën.

Schallenberg u shpreh të mendosh ndryshe, është një iluzion, shkruan Reuters.


“Të mendosh se nuk do të ketë më Rusi dhe ne mund të shkëputemi në të gjitha fushat është iluzion,” tha Schallenberg.

Disa zyrtarë austriakë, megjithatë shpresojnë për një përfundim të shpejtë të luftës dhe një kthim në marrëdhëniet më normale me Rusinë.

Austria, e cila e ka cilësuar veten si një urë midis lindjes dhe perëndimit, duke e kthyer kryeqytetin e saj Vjenën në një magnet për paratë ruse, është gjithashtu pjesë e një aleance më të gjerë perëndimore që ka sanksionuar Rusinë pas pushtimit të saj në Ukrainë.