Mili: Ka shumë pak gjasa që këtë vit Ukraina të ketë sukses në dëbimin e forcave ruse
Kryetari i Shtabit të Përbashkët të forcave të armatosura të SHBA-së, gjenerali Mark Mili, sot ka shprehur dyshime të forta se Ukraina do të ketë sukses që këtë vit t’i dëbojë trupat ruse nga territori i saj.
“Nga pikëpamja ushtarake, unë ende pohoj se këtë vit do të jetë shumë, shumë e vështirë ushtarakisht të dëbohen forcat ruse nga të gjitha, çdo pëllëmbe nga Ukraina e okupuar,” u tha Mili gazetarëve në një takim të organizuar nga SHBA-ja në Ukraina në bazën e bazës së forcave ajrore Ramshtajn në Gjermani.