Microsoft konfirmon mungesën e konzolave për Xbox

Që nga shpallja, Sony dhe Microsoft kanë luftuar për të prodhuar mjaft konzola të gjeneratës së ardhshme për të përmbushur nevojat e tregut.

Microsoft tani po përballet me një problem potencialisht edhe më të madh.

Microsoft ka konfirmuar mungesën e kontrollorëve të Xbox. Sipas disa zinxhirëve të mëdhenj të shitjes me pakicë, edhe dyqani zyrtar i Microsoft nuk ka kontrollues Xbox të disponueshëm për shitje.

Për momentin, Amazon është një nga vendet e pakta ku mund të gjendet dhe të blihet një kontrollues Xbox, shkruan givemesport

Tregjet në Britaninë e Madhe, Australi, Francë, Holandë dhe Gjermani po përballen me këtë problem.

Nga ana tjetër, lojtarët në Shtetet e Bashkuara nuk duket se janë shumë të prekur nga ky problem, pasi kontrollorët e Xbox janë në dispozicion në shitës të ndryshëm.

Nga ana tjetër, disa shitës kanë filluar të ofrojnë ekskluzivisht kontrollues të përdorur.

Përfaqësuesit e Microsoft theksojnë se për ta është e qartë se aktualisht është e vështirë të gjesh kontrollorë Xbox me valë, për shkak të ndërprerjeve të furnizimit. Kompania thotë se po punojnë me prodhues dhe shitës me pakicë për të përmirësuar situatën e tregut.