Mickoski: Vazhdon bllokada në Kuvend, çfarë nuk është në interes të qytetarëve do të bllokohet

Shkup, 18 maj – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, gjatë vizitës së sotme në Komunën Resnjë, iu përgjigj pyetjes së gazetarëve lidhur me bllokadën aktive dhe protestat e paralajmëruara për më 18 qershor dhe tha se edhe më tej vazhdojnë ta bllokojnë tërë atë që nuk ka të bëjë me qytetarët – rroga më të larta, subvencione, pensione më të larta, tërë ajo e cila ka të bëjë me interesa të ngushta partiake si interpretim autentik i ligjit për lojëra të fatit, ligjit për marihuanë dhe një sërë ligjesh të tilla nga të cilat qytetarët nuk do të kenë kurfarë përfitimi, do të bllokohen, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

“Do të vazhdojmë tërë atë ta bllokojmë, sepse shumica e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë mendojnë se kjo qeveri duhet të shkojë dhe se Maqedonia po lëvizë në kahje të gabuar si numër 1, dhe si numër 2 Kovaçevski dhe kjo qeveri me këmbëngulje evitojnë të ulemi në tryezë, të negociojmë për datën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por edhe për të gjitha çështjet aktuale të cilat populli i përjeton çdo ditë, e ato janë kriza ekonomike, kriza financiare, problemet në arsim, në shëndetësi etj.”, thuhet më tej në kumtesë.

Mickoski tha se vazhdojnë në kuadër të Parlamentit me këtë bllokadë aktive dhe me organizimin e tubimit të madh masiv sepse, siç tha, heshtja nuk është opsion.

“Me të vërtetë është e tepërt kjo që po e jetojmë, ja, pothuajse pesë vite, më 1 qershor do të bëhen pesë vite prej se ishte qeveria e parë e Zaevit, me të vërtetë është e tepërt dhe prandaj themi se duhet të dalim masivisht në atë tubim të madh qytetar protestues më 18 qershor dhe të dërgojmë porosi e cila do të jehojë fuqishëm dhe e cila praktikisht do të ketë një qëllim, të tregojë se koha e kësaj qeveria ka kaluar që moti, populli tashmë nuk ka besim, se kjo qeveri mund të bëjë çfarëdo qoftë dhe se është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare me një qeveri të re të kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja, e cila do të mund ta udhëheqë Maqedoninë përpara përmes rrugës së reformave dhe për të ardhme më të mirë të të gjithë qytetarëve”, potencoi Mickoski, njoftojnë nga Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së.