Mickoski: Tërhiqem nga politika nëse ndonjë deputet voton pro ndryshimeve politike

Shkup, 14 gusht – Nëse dikush nga VMRO-DPMNE voton dhe nën këto kushte ndryshohet Kushtetuta atëherë unë do të largohem dhe do ta braktisë politikën, deklaroi sot lideri i partisë, Hristian Mickoski.

Duke i komentuar paralajmërimet për hapje të klubit të ri bullgar në vend, Mickoski theksoi se provokimet do të vazhdojnë. Në pyetjen për dokumentin e ri që e paraqiti ministri teknik bullgar i Punëve të Jashtme dhe gjatë bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, kryetari i VMRO-DPMNE-së u përgjigj se i tërë procesi është tradhtar dhe kalkulues, ndërsa diplomacia e vendit kapituloi.

Sipas tij, pandryshueshmëria e Kushtetutës është mbrojtja e parë.

“Edhe pse nga pushteti do të vazhdojnë me presionet dhe me deklaratat se ka pasur deputetë nga kryesia. Nuk ka të tillë. Këtu dëshiroj ta mbyll atë temë – me çmim të karrierës sime profesionale dhe politike, njerëz të tillë nuk ka, unë garantoj. Nëse dikush voton, do të largohem, do ta braktisë politikën dhe asnjëherë më nuk do të merrem me politikë nëse unë derisa jam kryetar, nën këto kushte ndryshohet Kushtetuta”, nënvizoi Micskoski.

Lidhur me provokimet, ai është decid se do të vazhdojnë, posaçërisht tani kur në Bullgari ka zgjedhje.

Ai edhe njëherë përsëriti se shteti shkon në humnerë dhe prandaj, tha, nevojiten zgjedhje të parakohshme.