Mickoski: Kovaçevski të vijë në vete, nuk jemi armiq të shtetit

Shkup, 12 maj – Pres që Kovaçevski të vijë në vete dhe të kuptojë se unë nuk jam armiku i tij. Unë ndoshta jam konkurrent politik i tij dhe VMRO-DPMNE-ja ndoshta është konkurrent politik i LSDM-së, por ne nuk jemi armik të Maqedonisë dhe të institucioneve, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nga Radovishi duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve gjatë vizitës së sotme në këtë qytet, ku mori pjesë në hapjen e Sallës për kurorëzim dhe inaugurimin e dy rrugëve.
Siç tha, ata ishin miq, ndërsa për të akti armiqësor është kur një ministër, të cilin e paguajnë qytetarët, një shumë e madhe e maqedonasve, qëndron para flamurit të një shteti tjetër dhe turpërohet të thotë se vjen nga ky shtet, siç ishte akti i një ministri gjatë vizitës së tij, gjatë ditës së djeshme.
Shtoi se për popullin dhe qytetarët e Maqedonisë e mjaftë nga poshtërimet dhe nga ndarjet që disa parti politike ia bëjnë dhe se kjo është kundër interesave shtetërore dhe kundër marrëdhënieve multietnike në shtet.
“Pasi LSDM-ja për momentin taktizon nuk është në dijeni tani nëse do të qëndrojë pas këtyre partive, nëse do të qëndrojë pas BDI-së, ja ne si VMRO-DPMNE themi thjeshtë, ejani në Parlament ta miratojmë atë që e kërkojnë këto parti, të kemi një njësi zgjedhore, vota e qytetarëve gjithkund të peshojë njëjtë, më pas nuk ka problem do të përbëjmë grup të punës i cili së bashku me Tupançevskin do të punojë në ndryshimet e Kodit zgjedhor dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR”, theksoi Mickoski.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së u bëri thirrje MPB-së dhe Prokurorisë, siç tha, t’i zbardhin emrat e funksionarëve të LSDM-së dhe të BDI-së të cilët ishin pjesë e aferës për pompimin fiktiv të parave nga DAP-i dhe nëse kjo nuk ndodh atëherë emrat e tyre do t’i zbardhin nga partia.
Mickoski e komentoi edhe propozimin e presidentit francez Makron për formimin e bashkësisë paralele evropiane në të cilën do të ishin të përfshirë edhe kandidatët për anëtarësim në BE, me ç’rast theksoi se për VMRO-DPMNE-në nuk ka ndryshim për anëtarësim të plotfuqishëm të Maqedonisë së BE. Zgjidhja reale, sipas tij, është Brukseli, BE-ja dhe politikanët atje të bashkohen dhe t’i ofrojnë Maqedonisë atë që i është premtuar dhe më në fund të marrë datë për fillimin e negociatave. Ai kërkoi që BE-ja dhe politikanët të bashkohen në takimin e qershorit në Këshillin e Evropës, njëjtë, siç tha, siç janë bashkuar rreth ngjarjeve në Ukrainë dhe agresionit rus të bashkohen këtë herë rreth Maqedonisë dhe agresionit bullgar dhe përfundimisht Maqedonisë t’i jepet datë për fillimin e negociatave.