Mickoski komenton çështjen me ndryshimin e orës, sa do të ndikonte në situatën aktuale?

Shkup, 10 tetor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski konsideron se propozimi i djeshëm qeveritar për vazhdimin e llogaritjes verore të kohës, do të ndryshojë më shumë se dy deri tre për qind të pasqyrës së përgjithshme të situatës në shtet.

Mickoski kërkoi nga Qeveria që ta pranojnë pakon e tyre të masave për ekonominë, kompanitë dhe qytetarët, të cilën e prezantoi ai sot në konferencë për media.

“Nuk mendoj se do të ndryshojë më shumë se dy deri tre për qind të pasqyrës së përgjithshme. Kjo nuk është e mjaftueshme, mjafton kjo që po e flas. Këtë le ta pranojnë, le të aplikojnë, le ta vendosin në letër, le të llogarisin dhe le tu ndihmojnë kompanive. Ata do të jenë falënderues. Plus masa e dytë, e ajo është masa që të subvencionojmë si shtet gjysmën e dallimit të çmimit të cilin e paguajnë kompanitë për një megavat orë. Nëse fundoset ekonomia nuk do të ketë para në Buxhet, nuk do të ketë as për arsim, nuk do të ketë as për shëndetësi, as për bujqit, nuk do të ketë për askënd. Për këtë është shumë me rëndësi ta ruajmë biznesin të shëndoshë. Është shumë me rëndësi që kompanitë t’i mbajmë në kondicion. Për këtë e propozoj këtë”, tha Mickoski.

Ministria e Ekonomisë dje është ngarkuar nga Qeveria që t’i shqyrtojë mundësitë rreth vazhdimit eventual të zbatimit të llogaritjes verore të kohës, me qëllim të kursimeve plotësuese në konsumin e përgjithshëm të energjisë elektrike.

Llogaritja dimërore e kohës fillon nga fundjave e fundit në tetor me çka akrepat e orës lëvizin për një orë prapa.