Meloni: Rusia nuk dëshiron paqe në Ukrainë

Nuk ka shenja të veçanta se Rusia dëshiron paqe, thotë kryeministria italiane. Nuk ka shenja të veçanta se Rusia dëshiron të arrijë paqen në Ukrainë, tha kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në një konferencë për shtyp.

Ajo tha se do të vazhdojë mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën, raporton skynews.

“Vazhdimi i mbështetjes së Ukrainës është mënyra më e mirë për të arritur fundin e luftës. Shpresoj që herët a vonë Rusia ta kuptojë gabimin e madh që po bën – deri atëherë, ne do ta mbrojmë Ukrainën”, deklaroi e para e qeverisë italiane.

Meloni shtoi se mbajtja e palëkundur e mbështetjes për Ukrainën ishte një parakusht kryesor për ruajtjen e një ekuilibri fuqie në fushën e betejës dhe krijimin e kushteve për paqe.

Meloni tha se synon të vizitojë Kievin përpara një vjetorit të pushtimit rus, i cili kishte nisur më 24 shkurt të vitit 2023.