Meloni dorëzon qeverinë e re/ Takim 20 minuta në zyrën e presidentit Matarella
Koalicioni i qendrës së djathtë i dorëzoi sot presidentit Sergio Matarella emrat për formimin e qeverisë së re.
Pas takimit me Matarellën, i cili zgjati rreth 20 minuta, Xhorxhia Meloni tha për mediat, se qendra e djathtë i bëri të ditur kreut të shtetit gatishmërinë për ekzekutivin e ri.
“Tashmë jemi gati, e duam të procedojmë sa më shpejt”, – nënvizoi Meloni.
Zyra e presidentit pritet të bëjë njoftimin që kreu i shtetit ka pranuar emrat për formimin e qeverisë si dhe ta mandatojë atë për nisjen e punës.