Meksika i dha azil familjes së ish presidentit peruan Kastilo
Meksika i dha azil familjes së ish presidentit peruan Pedro Kastilo, ndërsa për momentin po negociohet për kalim të tyre të sigurt, theksoi sot ministri meksikan i Punëve të Jashtme, Marsello Ebrard.
Presidenti peruan i para pak kohëve ishte arrestuar shumë shpejt pasi deputetët e rrëzuan kur ai kërkoi shpërbërjen e kongresit të atij vendi latin para votimit për impiçment.
Kastilo gjatë marrjes në pyetje në gjykatë ka thënë se është arrestuar padrejtësisht, ndërsa për ankesën e tij Gjykata Supreme u përgjigj me vazhdimin e paraburgimit, që mundet në mënyrë plotësuese t’i nxisë protestat e dhunshme në vend në të cilat njerëzit kërkojnë liri për Kastilon.
Paditësit planifikojnë këtë javë të kërkojnë vazhdimin e paraburgimit për Kastillon deri tre vjet.
Gjykatësi deklaroi se dëshmitë tregojnë edhe për atë se ish presidenti i Perusë ishte kapur derisa bënte përpjekje që të vijë deri te Ambasada e Meksikës që të kërkojë azil.
Zyra e Avokatit të Popullit të Perusë njoftoi dje se shtatë persona kanë humbur jetën që nga fillimi i protestave të mërkurën, duke përfshirë pesë persona të hënën. Ditën e njëjtë trashëgimtarja e Kastilos, Dina Boluarte pjesërisht u pajtua me kërkesat e protestuesve, duke paralajmëruar se do të dërgojë propozim në Kongres për shtyrjen e zgjedhjeve për në prill të vitit 2024.

