Me veturë përplasi për vdekje një grua, Prokuroria nis hetimin kundër dy personave

Prokuroria Themelore në Ohër ka nisur hetim për aksidentin e sotëm, ku nga përplasja e veturës, humbi jetën një grua dhe një tjetër u lëndua.

Nën hetime janë përfshirë dy persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale – vepra të rënda kundër sigurisë në komunikacion dhe pronës.

“I dyshuari i parë e ka kryer veprën duke rrezikuar drejtpërdrejtë sigurinë e komunikacionit, gjegjësisht në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal, sepse si pjesëmarrës në komunikacion të rrugëve publike, ka ngasur Folksvagen Golf pa poseduar patentë shofer dhe me shpejtësi të papërshtatshme për gjendjen e rrugëve. Për shkak të kësaj, 21-vjeçari ka humbur kontrollin ndaj veturës, ka hyrë në rrethrrotullim duke kaluar nga ishulli, ka ngasur jashtë korsisë dhe ka goditur shtyllën metalike në trotuar. Pas kësaj, ka filluar të lëvizë drejt trotuarit ku ka goditur dy këmbësor dhe i ka përplasur në rrethojën prej betoni. Në aksident është lënduar këmbësorja Aleksandra Bozhinovska e cila ka vdekur në vendin e ngjarjes, kurse këmbësori tjetër është me lëndime të rënda trupore”, qëndron në njoftimin e Prokurorisë.

Hetimi realizohet ndaj shoferit të veturës dhe bashkëudhëtarit të tij.

Për të dy është kërkuar masë e paraburgimit.