Me të gdhirë, aty u pa një shkatërrim i madh: Pamje nga epiqendra e tërmetit me qindra të vdekur në Turqi
Tërmeti me magnitudë 7.7 që ndodhi në Turqi, me epiqendër Kahramanmaraş – Turqi, përveç viktimave të shumta, shkaktoi edhe shkatërrime të mëdha – sidomos në këtë rajon.
Sipas vlerësimeve fillestare, 912 njerëz në Turqi kanë gjetur vdekjen në Kahramanmaraş, Gaziantep, Malatya, Osmaniye, Diyarbakır, Şanlıurfa, Adana, Adiyaman, Hatay dhe Kilis.
Por në Pazarcık, epiqendra e tërmetit, me të gdhirë u pa një shkatërrim i madh, shkruajnë mediat turke.
Dhe në këtë drejtim, ato kanë sjellë këto pamje të frikshme nga atje.
Ndërkohë pothuajse 3,000 ndërtesa janë shembur vetëm në Turqi, sipas presidentit Recep Tayyip Erdogan.



















