Më shumë se dy orë pritet për dalje nga shteti drejt Bullgarisë në vendkalimin kufitar Dellçevë – Stanke Lisiçkovë

Dellçevë, 8 janar – Një kolonë kilometërshe e automjeteve ka më shumë se dy orë që presin për të hyrë në Bullgari në pikën kufitare Dellçevë-Stanke Lisiçkovë.

Sipas informacioneve të marra nga korrespondenti i MIA-s, një nga arsyet është prania e disa autobusëve në këtë pikë kufitare, ndërsa një pjesë e arsyeve të ndalimit janë problemet me sistemin e hyrjes në vendkalimin kufitar Stanke Lisiçkovë.

“Kemi rreth dy orë që jemi këtu, janë rreth tetë autobusë atje lart, dhe kolona është e gjatë mbi një kilometër. Kur udhëtojmë për në Bullgari, arsyeja e shpeshtë është mosfunksionimi i sistemit në anën bullgare, gjë që shkakton ngecje edhe në anën e Maqedonisë”, thotë një shofer nga Dellçeva.

Turma më të mëdha për të hyrë në vend nuk janë vërejtur, ndërsa frekuencë më e madhe e automjeteve pritet në orët e pasdites.