Me 235 ligjvënës “pro” dhe 154 “kundër”, qeveria Meloni merr votëbesimin në Parlamentin italian
Qeveria Meloni është votëbesuar në Parlamentin italian me 235 vota “pro”, 154 vota “kundër” dhe 5 abstenime. Mediat në Itali raportojnë se nga 400 deputetë, kanë votuar 389. Nesër qeveria e re italiane pritet të sigurojë votëbesimin e Senatit.
Kryeministrja e sapoemëruar e Italisë, Giorgia Meloni, iu drejtua ligjvënësve të vendit të martën në fjalimin e saj të parë në dhomën e ulët të parlamentit. Politikania e ekstremit të djathtë të “Brothers of Italy” u betua të shtunën, pasi blloku i krahut të djathtë që ajo drejton doli triumfues në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme muajin e kaluar.
“Qeveria fiton besimin në dhomë. Falënderoj të gjitha forcat politike që dëgjuan linjat programore që ekzekutivi synon të zbatojë për të ringjallur Italinë. Nesër do të jem në Senat për një tjetër hap të rëndësishëm…Le të shkoni përpara,” shkroi në një postim në Twitter, kryeministrja e re e Italisë.