Mbrojtja kundërajrore ruse rrëzoi një dron në afërsi të bazës së avionëve Engels

Moska pretendon se mbrojtja kundërajrore ruse rrëzoi një dron pranë bazës së avionëve Engels.

“Sistemi i mbrojtjes kundërajrore rrëzoi një avion pa pilot në rajonin Engels”, deklaroi guvernatori rajonal Roman Busargin.

Ai shtoi se mbetjet nga droni kanë dëmtuar një ndërtesë banimi, por nuk ka informacione për persona të lënduar.

Moska pretendon për herë të tretë se baza ajrore Engels, e cila ndodhet pranë kufirit me Ukrainën, është sulmuar. Baza Engels është njëra nga dy bazat në të cilat janë vendosur  forcat e avionëve bërthamor rus. Sipas Rusisë, të paktën gjashtë ushtarë u vranë në sulmet në bazën Engels.

Ukraina nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmet ndaj Rusisë.