Mbledhje përkujtimore për ish-udhëheqësin kinez Juang Zemin
Një mbledhje përkujtimore u mbajt të martën paradite në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin për ish-udhëheqësin kinez Jiang Zemin, i cili u nda nga jeta më 30 nëntor, në moshën 96-vjeçare.
Mbledhja u drejtua nga Presidenti Xi Jinping.
Xi tha se shoku Jiang Zeming ishte një lider i dalluar që gëzonte prestigj të lartë në popullin kinez të të gjitha kombësive . Ai ishte thelbi i udhëheqjes kolektive qendrore të brezit të tretë të Partisë dhe themeluesi kryesor i Teorisë së Tre Përfaqësimeve.
Mbledhja u transmetua drejtpërdrejt në radio e televizion dhe nëpërmjet portaleve të lajmeve në internet.
Në fillim të mbledhjes përkujtimore, të gjithë të pranishmit në Pallatin e Madh të Popullit mbajtën tre minuta heshtje në nderim të Jiang Zemin-it.
Në të gjitha krahinat e Kinës, qindra milionë veta qëndruan në heshtje për të shprehur nderimin e tyre. Automjetet u ranë borive për tre minuta, ndërkohë që u lëshua edhe alarmi i mbrojtjes ajrore.
Po atë ditë, në mbarë vendin flamujt kombëtarë u ulën në gjysmështizë dhe aktivitetet argëtuese publike u pezulluan.

“E respektojmë lart dhe e përkujtojmë shokun Jiang Zeming, sepse ai ia kushtoi jetën e vet popullit kinez dhe punoi në mënyrë të paepur gjatë tërë jetës së vet për të dhënë kontribut për kauzën e pavarësisë kombëtare dhe çlirimin e popullit, për lulëzimin e vendit dhe për të mirën e popullit tonë,” tha Xi
Nën drejtimin e Jiang-ut, Kina trajtoi me efektivitet një sërë emergjencash ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me sovranitetin dhe sigurinë e saj kombëtare, kapërceu shumë vështirësi e rreziqe politike, ekonomike e nga fatkeqësitë natyrore dhe, në veçanti, përballoi me sukses ndikimet e krizës financiare aziatike dhe fitoi në luftën kundër përmbytjeve të jashtëzakonshme në vitin 1998, duke garantuar lundrimin në kursin e duhur të anijes madhështore kineze drejt reformës, hapjes dhe modernizimit socialist, tha Xi.
Ai vuri në dukje më tej Jiang Zeming ka patur një reputacion të gjerë në bashkësinë ndërkombëtare.

