Mbi 8.700 të vdekur nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë e Sirinë

Më shumë se 8.700 persona kanë humbur jetën, si pasojë e tërmetit shkatërrues prej 7.8 magnitudë që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Numri i të vdekurve është rritur për më shumë së 900, që kur për herë të fundit gjatë natës së kaluar autoritetet e atjeshme raportuan për situatën në terren.

Ekipet për menaxhimin e situatave të jashtëzakonshme në Turqi, kanë njoftuar se numri i të vdekurve në vendin e tyre ka shkuar në 6.234 derisa i atyre të lënduar në 37 mijë.

Vullnetarët e helmetave të bardha kanë njoftuar përmes se më shumë se 1.280 persona humbën jetën në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri, derisa i atyre që janë lënduar shkon në 2.600.

E në zonat që janë nën kontrollin e autoriteteve qeveritare të Sirisë, numri i viktimave është rritur në 1.250, ku sipas ministrit sirian të Shëndetësisë, këto shifra mund të rriten në orët në vazhdim.

Deri më tani në total në këto dy vende raportohet se kanë humbur jetën 8,764 persona.