Mbi 19 mijë persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Kosovë dhe procesin e vaksinimit.
Gjatë kësaj kohe janë vaksinuar 19 mijë e 248 persona, ndërsa janë shënuar 1 mijë 128 raste të reja me koronavirus dhe tre raste të vdekjes
Në Kosovë janë 5 mijë e 498 raste aktive me COVID-19.