Mask në Tuiter kumtoi dezinformatë për sulmin e bashkëshortit të Pelosit

Pronari i ri i Tuiterit, Ilon Mask, i cili ka mbi 100 milionë ndjekës, shkroi “cicërimë” që përmban dezinformatë dhe disa orë më vonë e fshiu atë.

Në replikë të “cicërimës” së Hilari Klintonit, ai mbrëmë shkroi se “nëse ka mundësi të vogël se ekziston diçka në këtë rrëfim” rreth sulmit të Pol Pelosit në San Francisko, me link drejt shkrimit të publikuar nga Santa Monika observer.

Uashington post, gazetë me standard të lartë të kontrollit të fakteve, tha se kjo gazetë ka kredibilitet të ulët të besueshmërisë dhe e favorizon të djathtën ekstreme.

Shkrimi pohon se Pelosi ka qenë i dehur gjatë sulmit “dhe në kontest me një prostitutë mashkull”.

Pasi që e “ricicëroi” këtë shkrim, Mask u përball me ortek kritikash të përdoruesve të cilët thanë se kjo e tregon pronësinë e tij joserioze të Tuiterit dhe e akuzuan për promovim të teorive të pakonfirmuara të komplotit.

Kur e mori pronësinë, Mask tha se rrjeti nën kryesimin e tij nuk do të bëhet “peisazh i hellit”, premtoi lidership t ndërgjegjshëm dhe kumtoi plane se për shfrytëzuesit autentikë të servisit Tuiter mund të përfshijë parapagim.