Mask ndërroi mendje: Do të vazhdojmë ta financojmë Ukrainën edhe krahas asaj që Starlink na sjellë humbje

Ilon Mask mbrëmë deklaroi se kompania e tij raketore “SpejsIks” (SpaceX) do të vazhdojë ta financojë shërbimin e saj të Internetit “Starlink” në Ukrainë, vetëm një ditë pasi që tha se nuk mund ta lejojë atë për shkak të humbjeve të mëdha.

Mask në Tuiter shkroi: “Në djall…edhe pse Starlink vazhdon të humbë para, ndërsa kompanitë e tjera marrin miliarda dollarë nga obliguesit tatimorë, ne do të vazhdojmë ta financojmë Qeverinë ukrainase pa pagesë”.

Nuk është e qartë nëse oferta e Maskut ishte e sinqertë apo sarkastike. “Spejs Iks” nuk u përjgigj menjlherë kërkesës për të komentuar.

Mask të premten tha se “SpejsIks” nuk mund ta financojë “Starlink”-un në Ukrainë në kohë të pacaktuar dhe kërkoi që shpenzimet në të ardhmen t’i mbulojë Ministria amerikane e Mbrojtjes-Pentagoni.

Ky shërbim u ndihmon civilëve ukrainas dhe ushtrisë të mbeten onlajn gjatë luftës me Rusinë.

Mask përmes rrjeteve sociale paraprakisht u konfrontua me zyrtarët ukrainas rreth planit paqësor që e paraqiti ai, për të cilin Ukraina thotë se është shumë bujar ndaj Rusisë.