Masat kundër krizës të jenë të zbatueshme, prolongimi shkakton pasiguri dhe ndikon në çmimet

Shkup, 4 tetor – Masat për mbështetje që bëjnë tentim që në afat më të gjatë të kufizojnë ose ngrijnë tregun dhe çmimet, ose ta kontrollojnë, zakonisht shpesh japin vetëm rezultatet afatshkurtra, të dobëta dhe presioni i akumuluar mbi bizneset dhe çmimet me vonesë të caktuar eskalon edhe më shumë në të ardhmen, gjë që tashmë të gjithë e ndjejmë në disa muajt e fundit, shprehet për MIA-n Borçe Trenovski, profesor i Fakultetit Ekonomik në Shkup.

Çdo prolongim shkakton pasiguri dhe ndikon në çmimet

I pyetur nëse duhej të shpallen dhe ndërmerren masa për mbështetjen e bizneseve dhe qytetarëve ai porositë se duhet sa më shpejtë të përcaktohet dhe publikohet plani konkret për masat e planifikuara. Çdo prolongim dhe interpretim i paqartë i masave do të shkaktojë pasiguri plotësuese, panik, ndikim plotësues mbi çmimet dhe do të ketë pasoja ekonomike që mund të përforcohen në periudhën që vjen, paralajmëron Trenovski.

“Kur përballemi me armik ekonomik global të këtij kalibri secili shtie me municionin dhe armën që e ka në dispozicionm, mirëpo, në disa raste pasaktësia është veçanërisht e rëndësishme”, shprehet Trenovski dhe bën të ditur në nevojën e shfrytëzimit praktik të masave dhe zbatimin e tyre të thjeshtë dhe të shpejtë.

Sjellja e qytetarëve dhe bizneseve, bën të ditur profesori, varet nga pritjet e tyre dhe informacionet të cilat i kanë në dispozicion. Çdo pasiguri, informacion i gabuar ose informim i pamjaftueshëm, mund të ndikojë konsiderueshëm në sjelljen e subjekteve ekonomike dhe më tutje në efikasitetin e masave të planifikuara ekonomike. Prandaj, jo rrallë në të kaluarën në një numër të madh të rasteve në ekonomi të shumta, kemi qenë dëshmitarë se ndonjëherë vetë paralajmërimi i një mase të caktuar mjafton që të qetësohen tregjet dhe kërkesat në ekonominë.

“Nëse vihemi në vendin e kompanive ose qytetarëve, nuk është e vështirë të përcaktojnë se zëri i informacioneve ose paralajmërimeve se do të ketë masa për ndihmën e tyre ose nuk do të ketë, se do të ngrihen marzhat, çmimet, se do të ketë masa të tjera, se çmimet e lëndëve të para dhe energjisë do të rriten, se ndoshta do të sigurojmë energji më të lirë, se do të jetë dimri më i vështirë dhe ndoshta do të ketë recision, etj. E gjithë kjo ndikon së pari bizneset t’i vendosin këto informacione dhe pritje në çmimet e tyre (t’i rrisin) dhe t’i përshtatin aktivitetet e tyre ekonomike me qëllim që të mbrojnë interesin e vet – profitin dhe mbijetimin e biznesit, bën të ditur Trenovski.

Si rrjedhojë, shton ai, pjesërisht po bëhet më e qartë pse bizneset te ne gjithnjë e më shumë i vendosin shpresat e tyre për çmimet dhe politikat e ardhshme në çmimet. Për shembull, përkundër uljes së çmimeve globale të ushqimeve për pesë muaj me rradhë, ne jemi ende dëshmitarë të një rritjeje në pjesën dominuese të çmimeve në tregun vendor, gjë që në një pjesë është rezultat i çmimit më të lartë të energjisë elektrike. Qytetarët gjithashtu do të përshtaten sa më shumë që të jetë e mundur me situatën e pritur, duke ndryshuar sjelljen dhe aktivitetet e tyre në kuadër të mundësive të tyre dhe buxhetit familjar, të shoqëruar nga pakënaqësi apo kënaqësi e caktuar me situatën e pritur.

Siç shprehet Trenovski, nuk duhet lënë vakuum në komunikimin dhe përgatitjen e masave me të cilat planifikohet të ndihmohen qytetarët dhe bizneset më të prekura. Çdo prolongim dhe interpretim i paqartë do të shkaktojë pasiguri plotësuese, panik, ndikim plotësues mbi çmimet dhe do të ketë pasoja ekonomike që mund të intensifikohen gjatë periudhës që vjen.

“Është i nevojshëm përcaktimi dhe publikimi sa më i shpejtë i planit konkret – kalendar për masat e planifikuar (vendosen graduale të tyre ose mundësi të parashikuar për modifikim sipas nevojave) që do të ndërmerren, me afat të përkufizuar qartë, përfshirje të përcaktuar qartë të bizneseve dhe qytetarëve dhe procedurë të qartë për shfrytëzim. Vëmendje të posaçme nevojitet rreth tejkalimit të sfidave dhe procedurtave për shfrytëzimin praktik të masave, që shpesh ishin gurë e pengimit në implementimin e plotë dhe të shpejtë të masave të përcaktuara në të kaluarën – nevojitet thjeshtë dhe shpejtë”, deklaroi Trenovski.

Duke marrë parasysh se kapaciteti buxhetor është i kufizuar, ndërsa mbështetja financiare është e domosdoshme, nevojitet dy aspekte të veprimit.

“Në njërën anë, elaborim i ndershëm dhe i hapur i kapacitetit real fiskal për mbështetje që e kemi me prezantim të qartë të aktiviteteve të planifikuara për mobilizim të mjeteve/të ardhurave plotësuese publike (efikasitet më të madh, më pak ekonomi gri, rritje të taksave/tatimeve të caktuara, ngrirje të shpenzimeve të caktuara, racionalizim institucional/administrativ, huazim, etj.) që mund të shfrytëzohen më tutje për mbështetje. Kapaciteti ynë, momental i paralajmëruar për veprim nga 70 deri 80 milionë euro, krahasuar me pakot 10 deri 20 herë më të mëdha që i përgatisin një pjesë e fqinjëve tanë anëtare të BE-së – i përcakton qartë mundësitë që i kemi në dispozicion. Në anën tjetër, dizajnimi i mbështetjes që në pjesën dërmuese është e orientuar aty ku është më e domosdoshme – bizneset dhe grupet më të prekura të qytetarëve, bën të ditur Trenovski, në raport me atë se çfarë masash na nevojiten.

Kjo, shton ai, është po aq e rëndësishme që trendet globale, e edhe ato vendore, në masat treguan se masat për mbështetje që bëjnë tentim në afat më të gjatë ta kufizojnë ose ngrijnë tregun dhe çmimet, ose ta kontrollojnë, japin zakonisht shpesh vetëm rezultatet afatshkurtra, të dobëta dhe presioni i akumuluar mbi bizneset dhe çmimet me vonesë të caktuar eskalon edhe më shumë në të ardhmen, gjë që tashmë të gjithë e ndjejmë në disa muajt e fundit.

Sipas tij, arsyet janë pjesërisht në natyrën e masave, e një pjesë në kapacitetin modest institucional (shërbimet e inspektimit, mjetet digjitale, institucionet dhe administrata e përditësuar), të cilat i kemi në dispozicion në mënyrë që të kontrollojmë segmentet e tregut – marzhet, çmimet, ofertën dhe kërkesën, etj. Për shkak të kësaj, konsideron ai, mbështetja e drejtpërdrejt e qytetarëve/bizneseve më të rrezikuara është një mënyrë për zbutjen më efektive të tronditjeve të çmimeve – logjika është si vijon – keni mjete të kufizuara buxhetore (të cilat në afat të shkurtër është shumë vështirë të rriten dukshëm), keni qytetarë/biznese me kapacitet të ndryshëm që të përballen me tronditjet e çmimeve/ekonomike – kjo tregon se është më së miri të ndihmoni atje ku është më kritike, duke lënë që një pjesë e bizneseve dhe qytetarëve të cilët kanë kapacitet të caktuar të përballen me tronditjen që vjen dhe t’i përshtaten tregut.

“Përvojat dhe masat që ndërmerren në këtë drejtim janë në disa domene – ose në mënyrë të targetuar jepni mjete financiare ose në mënyrë të targetuar lironi nga taksa dhe subvenciononi qytetarë dhe biznese. Disa nga masat që mund të ndërmerren, kuptohet edhe kombinohen në përputhje me mundësitë tona fiskale që mund të shkojnë në drejtim – vauçerë për pensionistë dhe persona me të ardhura minimale edhe atë për energji ose për furnizim të produkteve themelore, lirime tatimore (të ardhura, TVSH, etj.) për ata me të ardhura më të ulëta, subvencionim (zvogëlim) i targetuar i llogarive për energji elektrike për qytetarë/biznese më të prekura. Masë veçanërisht interesante që na e mundëson teknologjia e sotme është për shembull masa me të cilën skenimi i llogarive fiskale dhe kthimi i TVSH-së për qytetarët më të prekur (pensionistë, pranues të pagës minimale) do të jetë dukshëm më i lartë/ose i plotë derisa për ata me të ardhura më të larta për momentin kthimi i TVSH-së mund të jetë i ngrirë, mund të përforcohet në mënyrë plotësuese kthimi për produktet maqedonase etj.”, shprehet Trenovski.

Këto masa, siç thekson ai, duhet të shoqërohen me ndryshime dhe aktivitete strukturore, si masa të drejtpëdrejta për nxitjen dhe subvencionimin, si dhe aktivitete për nxitjen e kursimeve dhe rritjen e prodhimit vendor të ushqimit dhe energjisë.

“Përsëri do të përfundonim duke theksuar kapacitetin që e kemi në dispozicion – kur përballemi me armik ekonomik global të këtij kalibri, secili shtie me municionin dhe armatimin që ka në dispozicion – mirëpo në disa raste, saktësia është veçanërisht e rëndësishme”, porositë Trenovski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje paralajmëroi se për një kohë shumë shpejt do të shpallen masat konkrete kundër krizës të drejtuara ndaj kategorive më të rrezikuara të qytetarëve. Për nesër është caktuar seanca e Këshillit ekonomik në Qeveri, nga e cila priten informacione në këtë drejtim.

“Tashmë janë duke u përgatitur edhe listat dhe kategoritë e qytetarëve që do të mbështeten me mjete plotësuese financiare nga buxheti, me qëllim që të mund të tejkalojnë më lehtë krizën që e kemi”, deklaroi Kovaçevski.

Sipas tij, ngrirja e marzheve funksionon, por imputet, energjensat, lëndët e para që marrin prodhuesit e produkteve themelore ushqimore i tërheqin çmimet lartë, gjë që është praktikisht në të gjitha shtetet.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për çmimet në rritje të ushqimeve, veçanërisht të produkteve themelore ushqimore. Qeveria bëri masa fillestare për ngrirjen e çmimeve, por më vonë duke marrë parasysh se jemi një ekonomi e hapur, që tregtojmë me shtetet e huaja, ngrirja e çmimeve për një kohë të gjatë nuk është e mundur, meqë do të shfaqen mangësi, kështu që ne kaluam ashtu siç kaluan edhe shtetet tjera drejt ngrirjes së marzhave”, theksoi Kovaçevski.

Me vendim të Qeverisë, nga qershori marzhi për bukën e bardhë, sheqerin dhe vajin e lulediellit është pesë për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë, ndërsa për vezë, miell, makarona dhe spageti nga gruri i fortë, oriz të bardhë dhe qumësht është 10 për qind. Vendimi me vlefshmëri deri në fund të shtatorit është shtyrë deri në fund të vitit.

Përkundër kufizimit të marzheve, ka vazhduar rritja e çmimeve në periudhën e kaluar, ndërsa në Organizatën e konsumatorëve mbërrijnë ankesa.

Sipas Inspektoratit Shtetëror të Tregut, kufizimet e çmimeve me vendimet qeveritare në parim respektohen.

“Inspektorati Shtetëror i Tregut është vazhdimisht në terren, në parim respektohet kufizimi i çmimeve, atje ku është konstatuar ndonjë shkelje, sigurisht që është sanksionuar”, deklaruan për MIA-n nga ISHT-ja.

Në raport me diferencën në çmimet e produkteve, siç shprehen, tregtarët i përcaktojnë çmimet në përputhje me shpenzimet e tyre, varësisht nga rritja e çmimeve të importit, shpenzimet e tyre të prodhimit, etj. Përderisa është në përputhje me Vendimin, nuk dënohet me ligj, bëjnë të ditur nga ISHT.

Gjobat për kompanitë te të cilat janë përcaktuar parregullsi në përputhje me ligjet lëvizin nga 800 deri në 10.000 euro me kundërvlerë në denarë, varësisht nga madhësia e subjektit, respektivisht nëse bëhet fjalë për tregtar mikro, të vogël, të mesëm apo të madh.

Inspektorët e ISHT-së në periudhën e kaluar, kanë konstatuar parregullsi më së shpeshti sipas Ligjit të tregtisë në disa qytete dhe kjo është sanksionuar.

“Inspektorati Shtetëror i Tregut në tre muajt e kaluar korrik, gusht dhe shtator ka kryer 5320 inspektime mbi baza të ndryshme në kuadër të kompetencave të tij, por më së shpeshti mbiklqyrjet janë bazuar në Ligjin e Tregtisë, Vendimin e Qeverisë për kushte të veçanta në tregti të mallrave të veçantë (marzhi i produkteve ushqimore, peleta dhe dru zjarri), Ligji për veprimtari turistike dhe Ligji për taksën për qëndrim të përkohshëm, tregti me duhan dhe produkte të duhanit, Ligjin për mbrojtje nga pirja e duhanit”, informuan nga ISHT-ja.

Për shkak të rritjes së çmimeve, Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë apeloi që të miratohen masa dhe mekanizma të reja për mbrojtjen e konsumatorëve.

“Çmimet e produkteve po rriten jashtëzakonisht shumë, konsumatorët po ankohen edhe te ne. Bëjmë thirrje që të miratohen masa të reja sipas mekanizmave të ri. Nuk e dimë nëse është në një farë mënyre rritje artificiale, respektivisht sa të larta janë shpenzimet e tregtarëve dhe prodhuesve në mënyrë që të ndryshojnë çmimet thjeshtl nga dita në ditë edhe atë ndoshta për gjysmë çmimi më të lartë, gjë që nuk është aq e logjikshme në këtë segment”, deklaroi Martina Gërnçarevska nga OKM-ja.

Ministria e Ekonomisë paralajmëroi se me ligjin e ri do të ketë dënime më të mëdha për praktikat jokorrekte tregtare të tregut. Gjithashtu është paralajmëruar se do të sigurohet nivel i lartë i mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve dhe do të garantohen kushte më të lehta për punë.

Banka Popullore ka regjistruar normë mesatare të inflacionit prej 11.6 për qind në periudhën janar-gusht të këtij viti. Shpenzimet për jetë, siç ka përllogaritur Inspektorati Shtetëror i Tregut, në gusht të këtij viti krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 16,8 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 14,2 për qind. Rritja e shpenzimeve për jetë në muajin gusht krahasuar me korrikun e këtij viti për bukën dhe drithërat arrin 6,4 për qind, për pemët e freskëta dhe të ftohta 3,8 për qind, për qumështin 3,6 për qind, për mishin për 2,5 për qind.