BE formon grupin e punës për hartimin e traktatit për anëtarësim të Malit të Zi

Bruksel, 14 maj, medial.mk/– Qeveritë e 27 shteteve anëtare të BE-së dje e krijuan një grup pune të ngarkuar për të hartuar traktatin e pranimit për Malin e Zi, pasi vendi pritet të bëhet anëtari i 28-të i bllokut brenda dy vitesh.

Qeveria e Qipros, e cila e mbanê Kryesinê e rradhës gjashtëmujore të BE-së, tha se grupi mbajti takimin e saj të parë dje, raporton dtt-net.com, pêrcjellê medial.mk/.

“Sot, Presidenca e Qipros mbajti me krenari takimin inaugurues të Grupit të Punës Ad Hoc për hartimin e Traktatit të Pranimit të Malit të Zi – një moment historik në udhëtimin e pranimit të Malit të Zi në BE”, tha ajo në një njoftim për shtyp.

“Ky hap i rëndësishëm dërgon një mesazh të fortë dhe pozitiv se zgjerimi mbetet një përparësi e besueshme dhe me vizion, dhe se e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor po përparon vazhdimisht”, shtoi ajo.
Që kur nisi negociatat e pranimit në BE në vitin 2012, nga gjithsej 35 kapituj negociues, Podgorica ka hapur 33 për negociata dhe ka mbyllur 14 kapituj.

Zyrtarët e Malit të Zi shpresojnë se vendi do të përfundojë negociatat e pranimit këtë vit dhe do të bëhet anëtar i BE-së në vitin 2028. / medial.mk/

Leave a Reply