Malësia/Tuzi është rasti më i veçantë në të gjitha trojet tona etnike.
Nga:Bashkim Kombi-Gjokë Gojçaj
Malësorët-shqiptarët gjatë gjithë historisë kishin qenë popullata dominuese, nëse jo shumica apsolute e asaj treve.
Por sot kemi një hartë ndryshe demografike. Malesorët vendas janë popullata viktimë, e krijuar nga shtimi i numrit të të huajve, joshqiptarë.
Nëse kemi ndonjë element politik shqiptar që nuk i dhëmb ky realitet, atëherë kemi të bëjmë me fenomenin e tradhëtisë.
Malesorët vendas gjenden perballë dy kërcnimeve kryesore:
- kërcnimi permanent nga politika shtypëse e shkombtarizuese shtetrore,
- kercnimi nga konkurrenca e elementit joshqiptar i përforcuar me fraksionet dhe fundërrinat shqipfolëse vendase.
Po si u dilet përballë këtyre dy kërcnimeve kaq serioze?
Nuk njoh tjeter rrugë, përveç bashkimit dhe njësimit të tërë spektrit politik shqiptar, që aspiron për një Malësi shqiptare…, në një organizëm të vetëm politik. Madje, edhe kështu të bashkuar, përsëri nuk mund të parashikohet vazhdimësia etnopolitike e shqiptarëve te asaj treve.
Rreziku egziston edhe ateherë kur nuk e ndjejme me shqisat tona, njësoj sikur që nuk e ndjen as i dehuri shtypjen e kokës për muri.
Ne të kaluarën, Malësia ka qenë shumë e bashkuar. Ndoshta sepse në atë kohë nuk kemi patur njerëz të shkolluar që kanë mundur t’i përdorin armiqtë tanë. Aq më mirë. Sot i kemi, dhe nuk mundemi t’i nënvleftësojmë për zotësitë e veta. Sot, ata nën firmën e ligjeve të demokracisë, me pacipshmëritë e veta, janë shume komod, që për të ardhur në pushtet, të dalin me deklarata skandaloze, që, kur eshte rasti me shqiptarët, nuk i ka regjistruar koha as tek çetnikë, as tek zelenashët as tek bijelashët, e as tek ustashët.
Vetëm një digresion.
Askush në histori nuk i pat quajtur malësorët e Amerikës “šaka jadi”, përveç një vëlla i tyre.
Tek do elemente te koheve te fundit, po.
Jane ngopur me unitetin e shqiptareve, jane ngopur me pushtetin shqipfoles, jane ngopur me projektet që afirmojne vlerat etnokulturore te popullates shumice…., dhe perpiqen të instalojne nje fryme të re (të vjetër), si në kohën osmane dhe te Jugosllavisë së vjetër.
Kjo fryme dhe kjo rrymë nuk guxon kurrën e kurrës, as për të ardhë në shprehjet më minore, e lëne që të rrijë në stolin e popullates shumicë.
Subjektet shqiptare (ato që ndjehen ashtu), duhet të jene gjithmonë bashkë dhe gjithmonë duhet të fitojne.
E perseris. Ato duhet gjithmonë të fitojnë.
Nëse fitojne, kjo flet se ata fitojnë besimin e shumicës, e nese shumica ua beson votën dhe fatin e Malesise në duart e tyre, ata jane njerezit më të duhur për t’i pri vendit dhe janë perfaqesuesit legjitim të saj.
Çdo kacafytje me kete realitet te mundshëm e të nevojshëm, nuk guxojme ta trajtojme ndryshe vetëm vepër për shkaterrimin e vlerave dhe të arrijturave tona si shumicë shqiptare, duke e emertuar shkurt dhe qartë- tradhëti ndaj vendit, tradhëti ndaj vellezerve e motrave te veta, tradhëti ndaj identitetit dhe interesit kombëtar.
Atyre forcave nuk duhet falë asnjë votë…, ama asnjë votë të vetme. Pikë.
Kush nuk e don Malësinë të bashkuar, pastë faqen e zezë si kimet e p. të s.!