Malësia po thërret bijtë dhe bijat e veta

4 vjet ma parë, në prag të zgjedhjeve lokale që duhej të mbaheshin në Malësi, ishin disa bij të sajë që edhe pse fizikisht larg nga Malësia vendosën të mos rrijnë duar kryq por të punojnë dhe të kontribojnë që Malësia të mbetet ashtu si ishte gjithmonë, Shqipëtare!

Ky grup u emërua me emrin: “VENDLINDJA PO NA THËRRET”.

Mbas 4 viteve, të njëjtit persona, në të njëjtin vend dhe për të njëjtin qëllim u aktivizuan përsëri, por tani me një emër tjetër, “SËRISH VJEN MARSI”.

Te nderuar Malësor e Malësore, nëse para ardhësit tanë ishin të detyruar që me grykën e armëve ta ruanin Malësinë, e jona âsht që ta ruajmë me votë!

Andaj, grupi Sërish vjen Marsi u bân thirrje bijve dhe bijave të Malësisë kudo që janë nëpër botë, e në veçanti këtu në Miçigen që me 5 Mars të jetë një numër sa ma i madh në vendlindjen tonë dhe të votojm për Malësi.

Grupi, “Sërish vjen Marsi”, në faqën e Facebook-ut e po me të njëjtit emër, do shërbej për tu dhânë përgjigje të gjitha pyetjeve që ju do keni lidhur me zgjedhjet e 5 Marsit, si dhe çdo informacion në lidhje me udhëtimet drejt vendlindjes.

Rrnoft Malësia e Shqipnisë! 🇦🇱