Makron planifikon të flasë me Putinin pas samitit të G20
Pas samitit të G-20 në Bali, presidenti francez Emanuel Makron planifikon të telefonojë presidentin rus Vladimir Putin, njoftuan mediat franceze, duke iu referuar pallatit Elize.
“Makron do të vazhdojë të flasë me Putinin dhe do ta thërrasë atë pas samitit të G20”, raportojnë mediat, duke cituar një deklaratë nga një përfaqësues i administratës së Makron.
Siç raportojnë mediat nga Parisi, Makron synon t’i tregojë presidentit kinez Si Xhinping gjatë samitit të G20 se është në interesin e Kinës të ndikojë Rusinë që të kthehet në negociata dhe të respektojë ligjin ndërkombëtar.
Samiti i G-20 do të mbahet nesër dhe pasnesër në Bali dhe Rusia në këtë takim të nivelit më të lartë do të përfaqësohet nga shefi i diplomacisë Sergej Lavrov.

