Macron shprehet kundër akteve që krijojnë dallime mes aleatëve dhe partnerëve
Presidenti francez Emmanuel Macron, që po viziton ShBA-në, u shpreh se “Akti i uljes së inflacionit” dhe “Akti i mikroçipave dhe i shkencës”, të miratuar nga pala amerikane, kanë krijuar dallime të mëdha mes ShBA-së dhe Europës, duke çuar në ndarje në Perëndim ose duke penguar investimet transatlantike.
Ditët e fundit, një numër liderësh e zyrtarësh të vendeve europiane kanë shprehur pikëpamjet e tyre për “Aktin e uljes së inflacionit”, duke theksuar se ShBA-ja nuk duhet ta përdorë atë kundër miqve të vet.
Në një konferencë për shtypin të premten, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian u shpreh se “Akti i uljes së inflacionit” dhe “Akti i mikroçipave dhe i shkencës” kanë si qëllim të mbrojnë vetëm interesat e ShBA-së, duke shpërfillur ndikimin e tyre ndaj vendeve të tjera, duke përfshirë edhe të ashtuquajturit “aleatë” dhe “partnerë”.
Zhao Lijian-i vuri në dukje se ShBA-ja thotë se Europa është një aleate e rëndësishme, por në fakt e konsideron atë si një “rrufepritëse”.



